Skip to content

Opozitarët morën 13 mijë vota në të 5-ta Bashkitë! Sali Berisha i lë “jetimë” dhe ndërmerr hapin e radhës…

Ajo që ra në sy ishte refuzimi masiv i qytetarëve për të dalë në votime, gjë e cila u lexua nga analistë të shumtë si një shenjë zhgënjimi ndaj të gjithë klasës politike, por sidomos ndaj opozitës e cila nuk arriti që të mobilizonte strukturat e saj. Për më tepër, gjatë gjithë fushatës, por edhe ditën e votimit, Partia Demokratike nuk bëri asnjë thirrje për mbështetje apo pjesëmarrje në votime, ndërsa edhe pas shpalljes së rezultateve demokratët kanë “mbyllur sytë dhe gojën”.

Vetëm një ditë pas humbjes, në selinë blu u lajmëruar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e thirrur nga Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë po ashtu kërkoi që deputetët e PD-së të bojkotojnë komisionet parlamentare.

Ky takim i tyre vjen pas një tjetër humbje, pasi ndonëse kandidatët nuk garuan nën logon blu, vetë Sali Berisha tha se ata do të mbështeten fuqimisht nga strukturat e partisë. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të gjithë kandidatët e mbështetur nga opozita në 5 bashkitë, në total morën vetëm 13.464 vota, një shifër kjo e cila tregon qartë për një krizë të thellë dhe mungesë pesimizmi nga elektorati opozitar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *