Skip to content

Lajm i keq! Hiqet bonusi i fundvitit për pensionistët, Malaj: Nuk mundemi sepse

“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do ta japim bonusin”, tha Malaj.

Bonusi i fundvitit zëvendësohet nga rritja mujore e pensioneve. (A2 Televizion)

Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm do të jetë me një sërë ndryshimesh ligjore. 8 projektligje pritet të nisin të diskutohen në komisionet parlamentare javën e ardhshme. Ministri i Financave thotë se nuk do të ketë rritje të pagave, ndërkohë që veçon si nismat më të rëndësishme, TVSH-në në bujqësi.

“Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro”, tha Malaj.

Nisma tjetër është ajo e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që do të nisë të zbatohet nga janari dhe do të zgjasë deri në fund të 2026-ës.

“Norma e rivlerësimit e cila do të jetë 5%, do të zbatohet për gjatë gjithë vitit 2026”, tha ministri.

Pa hyrë shumë në detaje Malaj tha se ‘Paqja Fiskale’, është një hap drejt një marrëdhënie të re biznes-shtet.

“Do të kemi zbatimin e pakës fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *