Siç raportojnë burime nga stafi, moderatorja është ndjerë keq në studio, duke përjetuar një gjendje të fikëti. Regjia ka ndërhyrë menjëherë duke ndërprerë transmetimin dhe kaluar në publicitet, ndërsa pjesa tjetër e stafit i ka ardhur në ndihmë.
Pas disa minutash, programi është ndërprerë përfundimisht, pa dhënë sqarime të mëtejshme për publikun. Ndërkohë, më vonë është konfirmuar se Dajana e ka kaluar situatën lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për shëndetin.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për lodhje, tension të ulët apo ndonjë problem tjetër shëndetësor, por burime pranë saj pohojnë se moderatorja është nën kujdes mjekësor dhe po rikuperohet.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur shqetësimin dhe i kanë uruar shërim të shpejtë Dajanës, e njohur për energjinë dhe pozitivitetin që transmeton çdo ditë në ekran.
Ne pamjet me poshte, shikohe qarte sesi kameramani kthen kameran permbys dhe nxiton per t’i dhene ndihmen e shpejte.

Be First to Comment