“Kur me telefonoi doktor Solis, mendova në atë çast gruan tënde, Xhoin që do të vazhdonte të të rrinte të koka dhe për kushedi sa vite si roje besnike e gjumit tënd pa mbarim. Fare nuk të mendova ty, të shtrirë në një arkëmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove duke ia marrë sa mund orët e natës e dua ia pirë gotat e fatit me fund ashtu siç vinin.Erdhi kjo ditë zie dhe me ra puna e vështirë e lamtumirës që kryetari i jep një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë.
Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark duke u përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire, mu ndërmend ajo historia jote e vdekjen e Mo Ce Dunit. Dhe mu duk vetja si drejtori i metalurgjikut që duhet t’i thoshte diçka kinezëve në sheshin e Kombinatit.I hutuar nga situata, drejtoi kërkoi në Komitetin Qendror se cduhet të bënë me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh që të ishte në lartësinë e ngjarjes. Përgjigja po vononte, dhe drejtori i ra telefonit përsëri për orientim. Përgjigja që mori ishte carmatosëse, orientim nuk ka, bëni sic keni bërë herët e tjera.
Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi, u rrit u adhuruan u anatemua e bëri histori, është rast i veçantë.Me Nanon ndamë bukë. Marrëdhënia jonë nisi mes ekstremesh, deri tek birësimi im te familja socialiste deri tek vrasja e babit për marrjen e spektrit të tij, nuk ka vend këtu. Ka vend vetëm oër një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij, duke më dhënë vend në odën e familjes tonë”, tha Rama.

Be First to Comment