Kërkesat Për Ulje Dënimi
Bare i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë pasi kërkesa e tij fillestare për ulje dënimi me 45 ditë për shkak të sjelljes së mirë ishte refuzuar nga gjykatat e shkallëve më të ulëta.
-
Vendimi I Lartë: Gjykata e Lartë rrëzoi padinë e tij, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me burg të përjetshëm.
-
Padi E Dytë: Pak ditë më parë, Aldo Bare i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, ku kërkon sërish ulje dënimi disa ditore, duke iu referuar ligjit për të drejtat e të dënuarve.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Baren në Shtator të vitit 2022, dhjetë vjet pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit në vitin 2012. Çështja ishte kthyer për rigjykim nga Gjykata Kushtetuese për shkak të shkeljeve procedurale.
Sfondi I Ald0 Bares Dhe Bandës Së Lushnjës
Alfred Shkurti (Aldo Bare), ish-special i forcave RENEA-s, hyri në botën e krimit pas ngjarjes tragjike të vitit 1997, ku vëllai i tij, Ramadan Shkurti, u vra nga banda e Artur Dajës.
-
Nisja e Krimit: Pas vrasjes së vëllait, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares. Drejtësia i numëron këtij grupi më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje, rrëmbime dhe vënie gjobash.
-
Organizimi: Bare arriti të rekrutonte rreth vetes miq, shokë dhe të afërm si Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben e Enver Boriçi, Enver Dondollaku, dhe më pas Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti. Ky grup filloi ekzekutimet ndaj Artur Dajës, shokëve dhe familjarëve të tij, në atë që e quanin “betejë personale”.
-
Arrestimi: Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006 dhe u ekstradua drejt Shqipërisë në fund të vitit 2009.

Be First to Comment