“Një tentativë e tillë skuadra ka tentuar ta bëjë në aeroportin e Adem Jashari në Prishtinë dhe ata kanë qenë duke e realizuar fare mirë, por fati i objektivit të tyre ishte që ëh një personazh shumë i fuqishëm i jetës politike në Kosovë, shkoi e priti atë në aeroport dhe e priti me mjete të blinduar.
Dhe kjo gjë bëri që do të ata e para po vepronin jashtë territorit të tyre, pra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, edhe së dyti nuk kërkonin ta çonin situatën duke u përplasur me një fuqi tjetër e cila mund të krijonte probleme.
Kështu që zgjedhja e vendit për ta, ata s’e kanë vrarë mendjen fare aty se sa policë trafiku ka, sa policë të asaj policisë ushtarake, apo sa policë të aeroportit të Rinasit, se ata janë policë kryesisht të kufirit.
Pra, kjo gjë ata nuk i ka shqetësuar fare dhe në asnjë ngjarje ata nuk janë shqetësuar”, tha Hoxha në një emision.

Be First to Comment