Pikërisht në ato momente, nëna e ka futur të porsalindurin në vaskë dhe e ka mbytur.
Prokurori Joël Garrigue ka konfirmuar se gruaja më pas është larguar nga banesa dhe i ka dërguar një mesazh të tmerrshëm partnerit të saj:
“Ajo i ka shkruar atij duke i thënë çfarë sapo kishte bërë.”
I ati është kthyer me vrap në shtëpi, por foshnja kishte ndërruar jetë. Ndërkaq, nëna është gjetur pak më vonë duke ecur rrugëve të qytetit dhe është arrestuar menjëherë.
Autoritetet thanë se 31-vjeçarja ka pranuar krimin dhe pritet të dalë para gjykatës në Caen, ku do të akuzohet për vrasje të një të mituri. Ajo mund të përballet me dënim maksimal – burgim të përjetshëm.
Identiteti i saj nuk është bërë publik, për shkak se gruaja është nën një formë kujdestarie ligjore.
Zyrtarët lokalë shprehën tronditjen e komunitetit të vogël me rreth 12 mijë banorë.
“Të gjithë janë të shokuar,” – tha nënkryetari i bashkisë, Arnaud Tanquerel. – “Këtu ka vetëm disa lindje në muaj.”

Be First to Comment