E RËNDË, Merr fund enigma, zbardhet kush e ka zhdukur letrën e SPAK për Sali Berishen
Nga Adrian Thano I dashur doktor, Ti ke qenë gjithmonë transparent për 21 janarin. Për një dekadë e gjysmë u ke çjerrë maskën gjithë puçistëve që nuk puçizuan dot as veten, terroristave me çadëre që u bënë pisqolla, pisqollat që u bënë kallash, kallashët që përfunduan lapsa. Kur këto u shkrinë si bora në bjeshkë, bëre deklaratën epike se po të ishte nevoja, do vrisje edhe 300 të tjerë, madje edhe vetë Edvinin e zi.
Ku ka nevojë një repertor i tillë heroizmi, një trim i tillë baladash të fshihet pas rojes së pallatit. Jo more zotëri, ti nuk fshihesh as pas rojes, as pas fletëve. Fletët fshihen pas teje.


Be First to Comment