“Situata në Fushë-Shkodër, janë marrë masat nga KESH për të krijuar volum në të dyja basenet dhe për të mbledhur kështu ujin pa qenë nevoja që të happen portat, megjithatë intensiteti në atë zonë do të jetë shumë i lartë”, tha Balluku në nisje të takimit urgjent.
Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, tha se deri në datën 22 nëntor është parashikuar mot i keq në vend. “Pjesa veriore kryesisht, ose e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës do të kenë intensitet reshjesh mesatare dhe të larta, që do të ndikojë në pjesën e poshtme të Shkodrës dhe Lezhës, ku derdhen lumenjtë kryesorë”, deklaroi ai.
Tha se “sot të gjitha bashkitë dhe prefekturat në nivel kombëtar janë mobilizuar totalisht”. “Data 18 mund të ketë intensitet të shtuar dhe reshjet të jenë të pranishme në të gjithë territorin”, nënvizoi Çako.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se “është bërë një shpërndarje e aseteve, mjeteve të gatishmërisë së lartë që ndihmojnë bashkitë përmes bordeve të kullimit, qoftë për krijimin e pritave lumore që ujërat që mund të vërshojnë të jenë sa më të kontrolluara”.
Ndersa ne Itali, dy persona rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i së hënës (17 nëntor) për shkak të valës së motit të keq që po godet Brazzano-n në rajonin Friuli Venezia Giulia në verilindje të Italisë.

Be First to Comment