Skip to content

Clark: “Thaçi nuk ishte përgjegjës në UÇK, nuk ishte AS komandant ushtarak”

Mendova që mund të shkoja, por nuk u lejova. Por mu lejua më pas të shkoja dhe të takohesha me delegacionin e UÇK-së, në fundin e bisedave të para. U takova me Thaçin në një herë të dytë, para se filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, me më autoritet, më i riu, më bindësi. Fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak”, Clark.

Wesley Clark u pyet nga avokati i Thaçit për takimin me komandantin Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së për çështjen e demilirarizimit.

Ai u pyet nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokalë, dhe ai u përgjigj me po.

“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha Clark.

“Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë. Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit. Ai nuk ishte përgjegjës”, shtoi ai.

Sipas tij, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar, por kishte grupe luftëtarësh në nivel rajonal dhe lokal “që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetet e tyre”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *