Pse Doli Me Sy Të Nxirë Ndrea Prendi?
I pyetur specifikisht për faktin që Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë një ditë pas protestës, Berisha nuk dha një shpjegim konkret, por mbrojti veprimet e tij:
Sali Berisha: “Më mirë se kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij.”
Kjo përgjigje lë përsëri pa shpjegim publik origjinën e plagosjes së Prendit.
Urdhri Për Të Qëlluar Me Fishekë Luftarakë
Lidhur me pyetjen se kush e dha urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër, Berisha mohoi kategorikisht ekzistencën e një urdhri të tillë:
Sali Berisha: “Ai urdhër është në mendjen tuaj, se ka dhënë njeri, të garantoj… Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë.”
Këto ishin detajet kryesore të dhëna nga Berisha pas dëshmisë së tij në SPAK për ngjarjen e 21 Janarit.

Be First to Comment