Skip to content

E fundit! Qeveria në ‘ngërç’ prej GJKKO-së, Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregon lëvizjet e Edi Ramës

Legjislacioni shqiptar ia reflekton diçka të tillë, pikërisht në nenin 95 të Kushtetutës së Shqipërisë. Ky nen parashikon se Këshilli i Ministrave është i përbërë nga tre hallka kryesore: Kryeministri, Zv. Kryeministri dhe ministrat. Në këtë rast, një vendim për pezullimin e Ballukut nga detyra e saj çon në ngërç qeverinë Rama që i duhet doemos zëvendësi për punën e Këshillit të Ministrave.

Lidhur më këtë çështje, Newsbomb.al kontaktoi profesoreshën e njohur, Aurela Anastasi. Konstitucionalistja tregoi se çfarë ndodh në një rast të tillë, kur një zyrtar i lartë i qeverisë me funksion ekzekutiv pezullohet me vendim gjykate, në këtë rast zv. kryeministrja.

Shkurtimisht, Anastasi u shpreh: “Kryeministri është kompetent dhe e vlerëson. Ai mund ta shkarkojë dhe ta zëvendësojë në mënyrë të përkohshme! Nuk shoh ndonjë bazë ligjore”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *