“Bllokimi i pasaportës së Berishës ishte i paligjshëm. A ia kufizon lirinë njeriut, dorëzimi i pasaportës? Unë mendoj se ia kufizon. Me Berishën është shkelur Kushtetuta, duhet kaluar nga Parlamenti. Po kështu edhe me pasaportën e Ballukut. Sjellja më e mirë e SPAK ishte ti kërkonte Parlamentit leje për pasaportën dhe hetimin e mëtejshëm të Ballukut, përshembull ti kontrolloje shtëpinë. Edhe këta që bërtasin “puç” dhe “grusht shteti”, i ka dhënë SPAK një… Çfarë po thonë këta? Që kemi të bëjmë me një konflikt midis dy pushteteve të pavarura. Gjyqësori dhe prokuroria po i imponojnë figurat qeverisë. Nesër thonë ia bëjnë kryeministrit edhe pse merr votat. Pra, SPAK dhe gjykatat kanë vepruar gabim me Berishën që i morën pasaportën pa leje të Parlamentit, po veprojnë gabim që i kanë marrë pasaportën pa leje të Parlamentin. Në nderin e SPAK duhet ti ishte drejtuar Parlamentit”, tha Bushati.
Bushati befason: SPAK dhe Gjykata gaboi! I paligjshëm bllokimi i pasaportës së Ballukut….
Published inUncategorized

Be First to Comment