Gjoni nënvizoi se në këto qarqe mund të ketë edhe shtim të nivelit të ujit në lumenjë.
‘Reshjet do të jenë intensive në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës dhe mund të shfaqen problematika sa i takon shtimit të nivelit të lumenjëve që kalojnë në këto zona. Nesër do të ketë reshje mesatare të shiut në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan dhe do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare’, tha Gjoni.Gjoni bëri me dije edhe se cilët janë lumenjtë ku prurjet janë në pikë kritike.
‘Problematika sa i takon rritjes së prurjeve në lumenjtë janë në lumin Shkumbin, Seman, Mat dhe Vjosë, situata mbetet kritike në këto lumenjtë, pasi do të ketë rritje për shkak të vazhdimit të reshjeve në këto zona’, tha ajo.
Teksa tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës, Gjoni informoi se më pas do të ketë një ndërprerje për të rinisuar nisin javën tjetër, por me një intensitet më të ulët.
‘Reshjet do të vijojnë deri në datën 23 pastaj do të ketë ndërprerje dhe më pas do të nisin javën tjetër por jo me këtë intensitet që kanë qenë këto ditë’, tha Gjoni.

Be First to Comment