Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.
Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë. Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.
Sipas zjarrfikësve, mjeti tip ‘Ford’, nga përplasja ka pasur shkëndijë në bateri dhe më pas tubat e gazit që janë çarë kanë sjellë flakët.

Be First to Comment