Çifti, të cilët janë tashmë prindër, kishin zgjedhur ta mbanin plotësisht të fshehtë këtë shtatzëni të dytë, duke shijuar privatësinë e pritjes së ëmbël.
Fatkeqësisht, sekretin e zbuluan vetëm në këtë moment tragjik. Klea vendosi të ndajë dhimbjen e saj me ndjekësit përmes një postimi prekës në Instagram.
Ajo publikoi foto nga periudha e shtatzënisë, duke përfshirë ekon e foshnjës dhe barkun e rrumbullakosur, të cilat i shoqëroi me një dedikim që thyen zemra: “Heaven holds you now, but my heart holds you forever” (Parajsa të mban ty tani, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë).
Ky rrëfim i sinqertë dhe i guximshëm për një humbje kaq të madhe ka prekur thellë ndjekësit dhe miqtë e çiftit, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet e tyre për këtë moment të vështirë.




Be First to Comment