Skip to content

Pasioni i kryeministrit/ Rama shkruan një tjetër libër: Ja me çfarë ka të bëjë…

Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe, e ndjej dhe më pëlqen të shkruaj. Madje në rastet e rralla kur më është dhënë mundësia të takohem me Ismailin pjesa që më tërhiqte me shumë ishte kur arrija që të fusja në bisedë për gjuhën. Unë nuk kam mundësi të rri të ulem të shkruaj siç kam shkruar “Kurbanin”. Më pëlqen shumë që të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që ti shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë”, tha Rama.

Libri i parë i Edi Ramës ishte me titullin “Kurban”, u botua në vitin 2011, kur ai humbi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Rama vendosi që të shkruante dëshminë e situatës në Shqipëri duke përballur vizionin e tij në modernizimin e Tiranës dhe Shqipërinë me Berishën autoritar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *