Ne keto kushte, ai ka mobilizuar kuc e mace, behet fjale per cdo personazh qe merr urdhra prej tij, qe te dalin ne media nga me te ndryshmet dhe te cilesoje kerkesen e gjykates Kunder Korrupsionit si nje kerkese antiligjore per pezullimin nga detyra te saj.
Rama pretendon se pezullimi i Ballukut nderhyn ne pushtetin e tij dhe keshtu do te krahasoje funksionin e nje ministri me funksionin e nje deputeti. Per ta beere me te qarte, deputeti apo kryetari i bashkise nuk mund te pezullohen nga detyra, pra mund te arrestohen, denohen, por gjykata nuk mund t’i pezulloje.
Kjo per arsyen e thjeshte, pasi ata jane te zgjedhur te popullit, pra nuk jane te emeruar, por jane te zgjedhur te popullit dhe funksioni i tyre eshte kushtetues dhe jo ekzekutues.
Te njejten gje Rama po tenton ta beje me Ballukun, duke e cilesuar se eshte njesoj si deputetet. Por e verteta eshte se GJKKO nuk e ka pezulluar Ballukun si deputete, por si zevendeskryeminister, qe nuk eshte nje pozicion qe vjen me zgjedhje por me emerim nga kryeministri. Pra njesoj si ministrat e tjere.
Por Rama qe ta beje kete te besueshme ne syrin e publikut dhe te ushtroje presion ndaj kushtetueses qe te flase me gjuhen e tij dhe tia heqe masen e pezullimit Balluku, fillimisht aktivizoi mediat e tij, ku opinioniste, gazetare dolen e thane se kjo eshte antikushtetuese, e tashme kane filluar te dlain dhe deputete e ish deputete te mbajne te njejtin referat, duke u hequr sikur po japin opinion te pavarur.
Madje, ne kete turli ligjore eshte perfshire edhe ish ministri i drejtesise, Ylli Manjani, te cilit ia var vetem Erla Mehilli, qe e fton ne emision te Euronews Albania dhe ka ngelur si jetim rrugev, pasi nuk shkon dot me as te partia meme, qe eshte PS, por as te pjella e LSI.
Por per te flirtuar me Ramen ka filluar ti beje qoka dhe te dale e te flase si ish minister se kjo qe ka bere gjykata eshte shkelje dhe nderhyrjene pushtet, si e si, qe ti jape ndonje kothere Rama.
Ai na permend nenin 10 te Kushtetutes, e cila thote si ne foton me poshte, qe tregon cilesite qe duhen per te zgjedhur nje minister.

‘Pra e thënë thjeshtë, nëse ndaj deputetit nuk merret dot (as me leje nga Kuvendi) masa e pezullimit nga detyra, për shkak të barazisë në imunitet, kjo masë nuk merret dot as ndaj anëtarit të qeverisë’, argumenton Manjani.
Por, zoti Manjani harron se ky eshte kriter per tu bere minister, ashtu sic eshte kriter per tu bere deputet. Ose e thene ndryshe, nje kandidat, duhet te kete kete kriter per u bere minister, ashtu sic nje kandidat per deputet. Dhe me kete logjike te Manjanit, i bie qe edhe kandidatet per deputete te kene te njejtin status pavaresisht se nuk jane zgjedhur deputete.
Me pak fjale, e gjitha kjo behet qe t’i ngulitet ne mendje Gjykates Kushtetuese qe Rama nuk do qe ta leshoje Belinda Ballukun dhe ata te bejne nje sy qorr per ta rrezuar vendimin e GJKKO qe ta mbajne mire me Ramen.

Be First to Comment