Sëmundja e tmerrshme e mposhti, por kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e deshën dhe e respektuan. Gazetari i EuroNews ka bere nje reagim prekes per Fjoralben, duke zbuluar pak detaje te dhimbshme:
Fjori, lamtumirë
Sa shumë halle të ranë ty në këtë jetë, sa shumë durove. Sa shumë e luftove sëmundjen. E prap e kishe mendjen tek udhëtimet. Me ty kam shumë foto kohët e fundit kur flisnim në kamera, por sot njerëzve do u them se Fjori po këndon në qiell, siç këndonim bashkë në Gramsh.
Të gjykuan, të paragjykuan, të shanë, të lëvizën nga puna, të sëmurën e ti prap thoje; “A do bëjmë ndonjë udhëtim”. Njerëzve po u tregoj Fjorin që këndonte.
Pak të njohën për shpirtin bujar. Kur unë shpërndaja familjet në nevojë e ti kishe vetëm pak lek, prap thoje, shko ndihmoi. Eh moj profesore. Këndo.
Këndo aty ku ka veç gëzim. Se ti i takon parajsës. Një shpirt i lirë si ti, është vetëm engjëll. Fëmijët e tu këtu në tokë do rriten me shembullin e mamit të tyre që bëri gjithçka për t’i rritur. Gjithçka.
Lamtumirë Fjor. Do këndojmë përsëri…



Be First to Comment