Sipas burimeve lokale, ngjarja ka ndodhur brenda një lokali të zonës, ku për motive ende të paqarta ka nisur një debat mes dy personave. Debati është përshkallëzuar shpejt në dhunë fizike. 70-vjeçari N.H. ka pësuar goditje të shumta, duke marrë fraktura në disa pjesë të trupit.
Autori i dyshuar, 40-vjeçari Sh.D., pasi ka goditur rëndë të moshuarin, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Të pranishmit kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, ndërsa i moshuari është transportuar në spitalin e Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mjekët raportojnë se gjendja e tij është e stabilizuar, por kërkon ndjekje të mëtejshme për shkak të dëmtimeve.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e sherrit. Forcat e policisë së Vlorës kanë nisur menjëherë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e 40-vjeçarit, ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen.

Be First to Comment