Nuk është e sigurt që BE-ja kërkon zgjerimin e saj. Nuk duhet të hiqni kurrë nga mendja që mund të mos ketë zgjerim deri në 2030. Serbia i ka hapur dhe mbyllur kapitujt shumë para nesh dhe nuk do futet. Shqipëria është Europë nga ana kulturore dhe gjeografike, ndërsa politika duhet të marrë përgjegjësitë e veta pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian”, tha Beleri.
Sa i përket ligjit të luftës me Greqinë, Beleri u shpreh: “Për shtetin shqiptar, ligji i luftës nuk ekziston. Qeveria shqiptare e bën shpesh kërkesën për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia, për mua është absurde që ekziston ende ky ligj lufte. “De facto” nuk ekziston ky ligj sepse kemi marrëdhënie me Greqinë, “de jure” ekziston dhe besoj se në të dyja marrëveshjet që u prishën ishte gati zgjidhja. Edhe tani besoj që është në paketë heqja e ligjit të luftës”.

Be First to Comment