Meteorologia Tanja Porja tha në Dita Jonë se mëngjesi i sotëm ka qenë dukshëm i ftohtë, me termometrin që në zonat malore të veriut dhe verilindjes ka zbritur pranë 0°C.
Në zonat e thella lindore janë regjistruar reshje dëbore, të cilat pritet të zbresin edhe më pranë zonave të ulëta në orët e pasdites.
Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa maksimumet sot luhaten nga 7°C në zonat malore deri në 16°C në ultësirën perëndimore. Era verilindore do të intensifikohet herë pas here, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit.
Fundjava parashikohet të jetë pa reshje për shumicën e territorit, ndërsa e hëna, ditë pushimi për shumë institucione, do të vijojë me mot të ftohtë, por me diell. (A2 Televizion)

Be First to Comment