Skip to content

Vendimi i fundit ne Hage, lajm i keq për Hashim Thaçin

Mbrojtja nuk dha arsye bindëse për vonesën
Në parashtresën e siguruar nga Nacionale, gjykata thekson se mbrojtja e Thaçit nuk ka sqaruar pse priti deri në këtë fazë të procesit për ta paraqitur kërkesën që Zyrapi të dëshmojë përsëri. Sipas trupit gjykues, mungesa e arsyetimit ka qenë një element thelbësor në refuzimin e kërkesës.

Gjykata pranoi deklaratat, por jo si prova të drejtpërdrejta
Pavarësisht refuzimit për ta rikthyer Zyrapin në sallën e gjyqit, trupi gjykues ka vendosur të pranojë pesë deklarata të tij, por vetëm me qëllim vlerësimin e besueshmërisë së dëshmitarit, e jo si prova të mirëfillta të fakteve të paraqitura në aktakuzë.

Në vendimin e Gjykatës thuhet:
“Pesë Deklaratat janë deklarata sipas kuptimit të Rregullave 153–155 dhe, për këtë arsye, pranimi i tyre i nënshtrohet kërkesave specifike të përcaktuara nga ato rregulla. Për më tepër, Deklaratat përmbajnë informacione që shërbejnë si provë e veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarit, siç akuzohet në aktakuzë, dhe lidhen me çështje qendrore në rastin e Prokurorisë.”

Trupi gjykues konstaton se, për shkak të natyrës së tyre, pesë deklaratat janë të papranueshme si prova materiale, por mund të përdoren për të ndihmuar gjykatën në vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së vetë Zyrapit.

As dëshmia tjetër e propozuar nuk pranohet
Gjykata ka sqaruar se, përderisa deklaratat janë të papranueshme si prova dhe funksionojnë vetëm për verifikim besueshmërie, atëherë nuk ka nevojë të shqyrtohet kërkesa për shtimin e dëshmitarit W04752 në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit.

Cili është roli i Zyrapit në proces?
Bislim Zyrapi ka qenë një nga figurat kyçe në strukturën e UÇK-së dhe deklaratat e tij, të dhëna në faza të mëhershme të hetimeve, lidhen drejtpërdrejt me akuzat ndaj Thaçit dhe bashkë-të-pandehurve. Prandaj, Prokuroria kishte insistuar që ato deklarata të mbeteshin pjesë e dosjes.

Vendimi i fundit nënkupton se Zyrapi nuk do të paraqitet fizikisht në gjykatë, ndërsa pesë deklaratat e tij do të mbeten të vlefshme vetëm për të testuar integritetin e dëshmisë së tij.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *