Skip to content

Nga Kongresi te burgosja, Rama kujton ndryshe Fatos Nanon me një “videokartoline”: Miku im që…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, liderit historik të PS-së, me një “videokartolinë” siç e quan ai nga momentet më të rëndësishme që shenjuan karrierën politike të tij. Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kreu i qeverisë thotë se “miku i tij i dikurshëm dhe i rigjetur sërish” u nda nga jeta pas një lufte sfilistëve me sëmundjen, por shton se nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe vendi që ka pasur në PS.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar Rama.

Përmes videos, Rama ka ndarë edhe disa nga mesazhet më të rëndësishme që lanë ‘gjurmë’ të Nanos. E nis me mesazhin nga Kongresi i PPSH-së i vitit 1991, ku “lindi” edhe PS.

“Partia Socialiste e Shqipërisë nga ky kongres i shpreh vendit, botës dhe të ardhmes mesazhin që ajo do të vazhdojë të luftojë demokratikisht për të mbetur një nga forcat dhe alternativat kryesore politike të jetës së vendit dhe të jetës së evropiane. “, citohet Nano.

Ndan edhe momentin dhe mesazhin e Nanos pasi u lirua nga qelia e Bënçës për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij në vitin 1995.

“Nëna ime ditën që u nisa për në prokurori dhe i thashë “Mund të vonohem ca”. Me tha “e kuptoj bir, do të të pres”. “Edhe autoritetet që më dhanë mundësinë, t’i jap lamtumirën e fundit bashkë me njerëzit e mi më të afërt nënës time. Ti falenderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes edhe hasmërit ulin armët.”

Kur flet edhe për arrestimin në vitin 1993.

“Në fillim ka qenë një arrestim që shkonte ndesh me parimet, e shtetit të së drejtës që ishte dhe kundër Kodit të Procedurës Penale shqiptare. U mohua një proces i drejtë. ”

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *