Skip to content

Del sekreti – Ja çfarë i bëri Ajola Xoxa ndërtuesit në Tiranë – Detajet

Kondakçiu ka detajuar një episod ku firma “Palushi” SHPK thuhet se ka transferuar 50 mijë euro në kompanitë e Ajola Xoxës, dhe më pas do të kryente pagesa të tjera, në momentin që do të merrte lejen e ndërtimit. Biznesmeni Meriman Palushi kishte planifikuar këtë pagesë si “sponsorizim” për aktivitetet e kryera nga rrjeti i organizatave jo-qeveritare të bashkëshortes së Veliajt.

Dëshmia e Kondakçiut, dhënë pranë prokurorëve të SPAK-ut, thekson se shuma fillestare e sponsorizimit të dyshuar për Ajolën mund të rritej në vlerën e 70-80 mijë eurove, pasi Bashkia e Tiranës të miratonte lejen e ndërtimit për kompaninë “Palushi” shpk.

Financierja Kondakçiu ka deklaruar se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro e ka marrë nga arkitektja private Albana Koçollari, e cila i kishte thënë se vlera e sponsorizimit mund të shkonte në 70-80 mijë euro dhe se kjo do të saktësohej pas lëshimit të lejes. Kondakçiu ka shtuar se nuk ka dijeni për specifikën e lejes së ndërtimit në fjalë.

Dëshmia e Adela Kondakçiut pritet të forcojë dyshimet e organit hetimor se sponsorizimet e kryera nga kompani të ndryshme në favor të organizatave të Ajola Xoxës ishin fiktive dhe shërbenin si akte korruptive, në këmbim të firmës së kryebashkiakut për lejet e ndërtimit në kryeqytet.

Një detaj tjetër tronditës nga deklarata e financieres është se pasi ajo kishte informuar Ajola Xoxën për pagesën prej 50 mijë eurosh nga kompania, bashkëshortja e Veliajt kishte shprehur shqetësimin se pse kjo vlerë ishte “e ulët”. Kondakçiu pretendon se e kishte qetësuar Xoxën, duke i thënë se pjesa tjetër e pagesës nga “Palushi” shpk do të kryhej në një moment të dytë.

Të dhënat nga burime të hapura tregojnë se kompania “Palushi” shpk ka marrë të paktën dy leje ndërtimi në Tiranë gjatë periudhës kur bashkia drejtohej nga Erion Veliaj. Këto dëshmi dhe informacionet e dala në dritë pritet të jenë pjesë thelbësore e hetimeve të SPAK-ut.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *