“Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vetëm kërkesën për prezumimin e pafajësisë. Procesi në Kushtetuese nuk lidhet me procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ku shqyrtohen akuzat penale ndaj Veliajt. Masa e sigurisë dhe procesi penal nuk ka lidhje me vendimin e Kushtetueses sot. Kushtetuesja thotë që Erion Veliajt i është mohuar e drejta për proces të rregullt, nuk është dëgjuar përpara Këshillit Bashkiak. E gjithë procedura e ndjekur nga Këshilli është e parregullt dhe antikushtetuese. Së dyti, ligji nuk mund të jetë më lartë se Kushtetuta. Ligji për qeverisje vendore parashikon shkarkim për “mungesë pa arsye për tre muaj”, por Kushtetuesja thotë se Veliaj ka munguar për shkak të masës së sigurisë. Veliaj sipas Kushtetueses mund të shkarkohet sipas nenit 115 të Kushtetutës, vetëm nëse qeveria provon se Veliaj ka kryer shkelje të rënda. Përshembull, nëse Veliaj cilësohet fajtor për njërën nga akuzat apo të gjitha, konsiderohet se ka kryer krim të rëndë dhe Këshilli i Ministrave e shkarkon. Ose ka raste të tjera, kur ka tradhti ndaj atdheut, flagrancë, e me rradhë. Në këtë pikë, përveçse procedura është e paligjshme, Këshilli i Ministrave nuk e ka provuar shkeljen e rëndë. Kushtetuesja lë hapësirë që Këshilli Bashkiak mund ta rinisë procedurën, por ai të dëgjohet, dhe së dyti, Këshilli i Ministrave të provojë se ka shkelje të rëndë nga Veliaj.”-tha Lala.
Klod Lala tregon sa jetëgjatë do jetë vendimi i Kushtuetueses për Veliajn: Ja kur mund të shkarkohet nga qeveria… by Rilindje 05/11/2025 in TË TJERA
Published inUncategorized

Be First to Comment