Transparenca dhe hetimi i Ballukut
Lidhur me informimin e publikut për hetimin ndaj Ballukut, Dumani theksoi kujdesin e SPAK për të ruajtur integritetin e hetimit dhe respektimin e të drejtave të subjektit: “Njoftimi u bë ditën që iu komunikua akuza.”
Kreu i SPAK pranoi vështirësinë për të gjetur balancën mes transparencës dhe ruajtjes së sekretit hetimor. Ai sqaroi se njoftimet bëhen në fazën e ngritjes së akuzës ose kur çështja shkon për gjykim, dhe komunikimi bëhet vetëm përmes faqes zyrtare.
Lidhur me rrjedhjet e shpeshta të informacionit në media, Dumani shpjegoi:
“Nga verifikimet e shpeshta, kur media publikon përmbajtje të dosjes hetimore, ka rezultuar se media ka marrë informacion kur ne si institucion komunikojmë me akte me personat në hetim dhe mbrojtësit e tyre. Nuk them se nuk mund të ketë rrjedhje dhe nga SPAK, por ne këtë e kemi minimizuar shumë.”
Mbështetja për prokurorin e çështjes
Dumani i dha fund edhe zërave për një kërcënim të mundshëm ndaj prokurorit që ndjek çështjen e Zëvendëskryeministres. Ai konfirmoi mbështetjen e plotë për Prokurorin Prençi, si dhe për të gjithë prokurorët e tjerë.
“Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen për kërcënim të prokurori të çështjes nga ana ime. Prokurori Premçi ka të gjithë mbështetjen time. Kam kontakte të shpeshta me të,” tha Dumani.
Ai shtoi se prokurori Premçi nuk i ka shprehur asnjë shqetësim për ndonjë kërcënim të mundshëm në adresë të tij, qoftë nga Kryeministri apo kushdo tjetër, duke theksuar se prokurorët janë të pavarur dhe zot të çështjeve të tyre.
Dumani sqaroi se SPAK ndjek subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, krimin e organizuar dhe terrorizmin.
“Meraku im ka qenë të kemi një hetim shterues dhe objektiv. Të sigurohen provat e mjaftueshme për të marrë vendim fajësie në gjykatë, si dhe respektimi i të drejtave të pandehurve në proces, por dhe të viktimave,” deklaroi Dumani.
Ai shprehu besimin se SPAK ka arritur të bëjë hetime të plota, të bazuara vetëm në prova dhe ligj. Sipas tij, një prokuror ngre akuzë dhe i drejtohet gjykatës vetëm kur vlerëson se provat janë të mjaftueshme për të marrë një vendim fajësie.
Altin Dumani shpjegon përse institucioni i akuzës u vonua të bënte transparencë rreth hetimeve mbi zëvendëskryemnistren Belinda Balluku.
Nga pikpamja proceduriale nuk mund të kryheshin veprime në mungesë të personit që hetohet. Pritëm që e pandehura të paraqitej në SPAK dhe të merrte dijeni, të njihej me akuzën. Më pas, nisur edhe nga inters i madh i publikut, prokuroria reagoi me njoftimin e saj, që ishte korrekt nga ana e procedurës, por edhe i mjaftueshëm.
I pyetur nga moderatorja Alba Alishani, se ka një akuzë që vjen në drejtimin tuaj që jeni një lloj peshoreje kompensuese politike të të dyjave kampeve, dhe njërën prej tyre e keni dëmtuar elektoralisht, kjo edhe për shkak të masave që keni zbatuar kryesisht me lidershipin e opozitës gjë që duket se zhbën diferencën kryesisht me zyrtarët e hetuar nga kampi tjetër ku shumica kanë qenë ish-funksionarë të së shkuarës ose nuk i keni dëmtuar në momente decizive elektorale, e pranoni deri diku këtë akuzë? E keni bërë me Berishën në fushatë, e keni bërë me burgosjen e Metës në kohë zgjedhjesh, e keni bërë me Fredi Belerin tre ditë para zgjedhjeve…., Dumani u përgjigj se SPAK nuk mat temperaturat e politikës për të ngritur akuzat.
“Ne nuk kemi axhendë politike dhe si institucion para se të ngrejmë një akuzë apo para se t’i drejtohemi gjykatës me kërkesë për caktim mase, nuk matim temeperaturat politike.
Çdo prokuror i posaçëm fokusohet te provat dhe nëse provat janë mjaftueshme dhe nëse përcaktohen edhe kriteret apo kushtet për të caktuar një masë sigurimi ne i drejtohemi gjykatës dhe ju prezantoni rastet të cilët janë hetuar me masë sigurimi por ka raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë pavarësisht përkatësive politike”, tha Dumani.
Ai vuri në dukje se SPAK nuk sheh “me përkatësi politike. Ka plot raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë dhe tjetra; nuk është i vërtetë konstatimi juaj që ne ushtrojmë ndjekjen penale që janë zhveshur nga pushteti edhe nga ato që përmendët ju që prokuroria e Posaçme ka ushtruar ndjekjen penale duke marrë të pandehur apo duke kërkuar masë sigurimi për persona që kanë qenë në krye të detyrës”.
Po flasim për përfaqësues të opozitës në këtë rast!?
Altin Dumani: Jo në krye të detyrës si përfaqësues të mazhorancës!
Si rast përjashtimor ju do të përmendi z. Veliaj…
Altin Dumani: Jo vetëm, edhe z. Beqja, ishte drejtor i SASPAK kur u ushtrua ndjekja penale ndaj tij.
Megjithëse nuk ishte dosja e sterilizimit që e çoi në qeli!?
Altin Dumani: Ishte një hetim tjetër, por i SPAK-ut.

Be First to Comment