Sipas të dhënave zyrtare, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, përkatësisht mjeti me targa AB 257 EV dhe automjeti tjetër me targa AA 768 BB.
Viktimat: dy burra të së njëjtës familje
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe më pas kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërës prej makinave, Ramazan Harapi, 66 vjeç, si dhe pasagjeri Agim Harapi, 52 vjeç. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve mjekësore, të dy nuk kanë mundur t’u mbijetonin plagëve të marra.
Shkaku paraprak: drejtimi i mjetit në gjendje të dehur
Nga veprimet e para hetimore, policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë:
-
pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues Ardit Gjeçi, 33 vjeç
-
drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, i konfirmuar nga testet e kryera në vendngjarje
-
si dhe kushtet e vështira atmosferike, për shkak të reshjeve të dendura të shiut në momentin e aksidentit
Policia bën me dije se 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe shoqëruar në komisariat.
Hetimet vijojnë
Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje për të kryer ekspertizën e plotë të aksidentit, me qëllim sqarimin e dinamikës dhe çdo faktori tjetër që mund të ketë ndikuar në tragjedinë e kësaj nate.

Be First to Comment