Skip to content

Salianji flet per here te pare per marredhenien me Griden pas daljes nga burgu: Duhet te zgjedhe…

Në këtë intervistë përballë Ronaldo Sharkës, pyetjet e të cilit tanimë dihen se sa me “spec” dhe “ngacmuese” janë, ish-deputeti demokrat nuk nguroi që të shprehte krenarinë që ndjen, që në krahët e tij ka një partnere si Grida Duma.

“Jam shumë. Është fat dhe është pjesë e krenarisë dhe botëkuptimit të asaj që unë jam. E kam mbaj siç e keni parë, në aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por pa diskutim që mund të themi se është pjesë e rëndësishme apo pjesa më e rëndësishme e imja”, tha Salianji, teksa më tej u pyet edhe për martesën.

Sipas demokratit, dashuria duhet jetuar në të gjitha format e saj dhe se një çift nuk i lidh thjesht martesa.

“Unë mendoj se si të vjen apo varet se ku të vjen! Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por duhet të zgjedhë e rrugën e vet. Nuk bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin.

Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim”, u shpreh më tej ish-deputeti demokrat duke na sjellë më tej Ervinin që nuk e njihnim deri më sot.

“Unë futem njerëzit besimtar. Besoj në zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale! Për mua është e rëndësishme kimia ndjesia, etj”, shtoi ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *