Skip to content

Dalin përgjimet/ Rrumi i “Shijakut”: Unë Monikën e

Në dokumentin prej 236 faqesh, një bisedë mes Aleksandër Laho-s dhe Vullnet Muça-s, e datuar rreth katër vite më parë, ka ngritur pretendime për përfshirjen e ish-deputetes Monika Kryemadhi.

Si u përmend emri i Kryemadhit

Në një nga bisedat e dekoduara, Vullnet Muça pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në Sky ECC. Nga hetimet, dyshohet se Aleksandër Laho, në këtë komunikim, i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi me emrin e koduar “Monika”.

Biseda e zbuluar në Sky ECC:

  • 1D6E0D (Vullnet Muça): Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…
  • L629B3 (Aleksandër Laho/Rrumi): po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

Të dy personat flasin më pas për një person të quajtur “Fredi”, i cili përshkruhet si “teknik shumë i lartë për kto lloj bisedash në terren me policin… esht me gradë të lartë”. Në bisedat e mëvonshme, dyshohet se ata diskutojnë edhe rreth dhënies së një “kafeje” për një ekspert kriminalist.

SPAK: Asnjë provë që implikon Monika Kryemadhin

Pavarësisht këtij pretendimi të bërë nga eksponentët e dyshuar të krimit, Prokuroria e Posaçme ka theksuar se nuk rezulton asnjë provë që implikon znj. Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.

Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në këtë bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore të nxjerra nga dekodimi i Sky ECC. Ky detaj vjen si pjesë e zbardhjes së lidhjeve të grupeve kriminale siç ai i Avdylajve dhe rivalit të tyre, Plaurent Dervishaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *