Sipas tij, sistemi i ri i matjes inteligjente do të ulë ndjeshëm humbjet teknike në rrjet dhe do të përmirësojë procesin e faturimit të energjisë elektrike.
“Sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që brenda vitit 2026 do të kemi fillimin e punës për matësat e energjisë duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë. Brenda këtij mandati do ta përmbyllim edhe këtë proces, që do të ulë nivelin e humbjeve teknike në rrjet dhe do të rrisë cilësinë e faturimit për çdo konsumator”, deklaroi Rama.

Be First to Comment