Kjo ka çuar në abuzime me çmimet, ku operatorët privatë kanë shitur energjinë me çmime që variojnë nga 40 deri në 60 lekë për kilovatorë, ndërkohë që kostoja e blerjes së saj nga rrjeti është vetëm 14 lekë. Plani i ri i qeverisë adreson këtë problematikë duke vendosur rregulla të qarta.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një çmim tavan prej 22 lekë/kWh për të gjitha pikat komerciale të karikimit, duke i dhënë fund spekulimeve. Gjithashtu, operatorët privatë që merren me rishitje do të duhet ta sigurojnë energjinë nga tregu i lirë, dhe jo më nga furnizimi me çmim të rregulluar. Një nga pikat kulmore të prezantimit ishte lançimi i ‘OSHEE Charge’, markës së re nën të cilën Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të ofrojë shërbime karikimi.
Stacioni i parë pilot, i vendosur strategjikisht pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, përfaqëson një model inovativ. Ai do të ketë 10 kulla karikimi të shpejtë (fast-charger) që mund të shërbejnë 20 automjete njëkohësisht, do të ushqehet nga panele diellore dhe do të ofrojë hapësira rekreacioni dhe një bibliotekë dixhitale për qytetarët ndërsa presin.
Balluku theksoi se ky zhvillim vjen në një kohë kur sektori energjetik shqiptar po merr vlerësime pozitive ndërkombëtare, siç dëshmohet nga Raporti i Progresit i BE-së, dhe po tërheq investime të huaja direkte rekord, duke u bërë motori i ekonomisë.

Be First to Comment