Sipas ministres Balluku, fluturimi i ri do të krijojë një urë të rëndësishme komunikimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke iu shërbyer mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kretë, si edhe duke sjellë më shumë turistë drejt vendit tonë.
“Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Një urë e re mes Shqipërisë dhe #Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë. TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, shkruan Balluku.

Be First to Comment