“Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Cdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës“, deklaron Bardhi.
Bardhi shprehet se Berisha nuk ka kryer asnjë shkelje të Rregullores, ndërsa përjashtimi i tij është bërë vetëm sepse “ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar nga pjesa dërrmuese e shoqërisë”.

Be First to Comment