Skip to content

Qeveria hap thesin për pensionistët! Ministri tregon si do të përfitojnë të moshuarit. 1.7 miliardë euro deri…

“Vëmendja jonë dhe kryefjala e këtij projektbuxheti është padyshim rritja e mirëqenies sociale, duke vijuar më tej me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor.

Themelore e buxhetit është pa diskutim reforma e pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030. Të moshuarit, kjo kategori e nderuar, do të marrë mbështetje direkte financiare nga buxheti i shtetit”, tha Malaj.

Ministri tha se prej janarit do të nisë dhënia e shtesës së pensionit.

“Duke filluar nga janari 2026, përmes mbështetjes buxhetore, do të zbatojmë një kompensim të ardhurash për të gjithë pensionistët bazuar në kategorinë e pensionit që ata përftojnë aktualisht.

Dhe më konkretisht, do të kemi rritje me 1800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune. Do të kemi rritje me 8000 lekë ose 800 lekë në muaj për pensionet urbane të pjesshëm.

Do të kemi një rritje me 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. Do të kemi një rritje me 700 lekë në muaj për pensionet familjare. Do të kemi një rritje me 600 lekë në muaj për pensionet e invaliditetit në publik”, tha Malaj.

Sa i takon faturës për dhënien e bonusit mujor Malaj tha se deri në 2030-ën arrin në 1.7 miliardë euro.

“Efekti financiar i parashikuar për këtë masë për vitin 2026 është parashikuar rreth 10.4 miliardë lekë, që do të mbulohet plotësisht nga buxheti i shtetit.

Në fund të mandatit, efekti kumulativ për periudhën 2026-2030, llogaritet në rreth 1.7 miliardë euro për buxhetin e shtetit. Kjo ndërhyrje e parashikuar financiarisht në buxhetin e shtetit, nuk është një masë thjesht sociale, por një politikë strukturore që mbështetet mbi bazat e konsolidimit ekonomik, por edhe të të ardhurave të qëndrueshme buxhetore.

Nëpërmjet saj, ne synojmë t’i kthejmë brezit të të moshuarve, vlerësimin dhe dinjitetin e merituar, por duke forcuar njëkohësisht edhe besueshmërinë në sistemin e pensioneve”, u shpreh Malaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *