Sipas tij, nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për shumë institucione të tjera të cilat ende janë “në proces formimi dhe konsolidimi”.
“Mendoja që BSH është në mos i vetmi ndër shumë të paktit institucione të Republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarde që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe që bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe tryezën e BE. Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për institucione të tjera që janë në formim e sipër. Do të ishte e dobishme, që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të BSH për tu formësuar dhe konsoliduar si institucion të merrej përsipër dhje të shkruhej për tu dhënë të tjerëve një pasqyrë si u ngrit një institucion i tillë që sot është një institucion i integruar në botën ku jetojmë, dëshmi e thjeshtë e këtij fakti ishin edhe dy adresimet e bërë nga dy personalitete që përfaqësojnë botën e zhvilluar ku operon BSH.ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, tha Rama.

Be First to Comment