Në kryeqytet projektet po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij, por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit të ri, ku do të ngrihet një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri në 67 kate. Janë të paktën gjashtë të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë. Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.
Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.
E njëjta qasje po ndiqet edhe në pjesën e Veriut, ku në Shkodër e Lezhë janë miratuar disa projekte që prekin zonën e bregdetit me “kulla” të larta.

Be First to Comment