Skip to content

Veliaj në burg, Rama reagon sërish ndaj Kushtetueses: Tirana s’ka nevojë për…

Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thashë kjo është dispropocionale. Kush duhet hetuar, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm. Në qoftë se njeriun e merr dhe e fut brenda e atëhere lëshohen të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik, pastaj pjesa tjetër”, tha Rama.

GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijojë detyrën. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit”, tha kryeministri.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *