“Nga ana njerëzore, përveçse çfarë ka qenë më parë, është shtuar dhe një keqardhje e thellë për atë që ai po përjeton. Nuk dua të komentoj asgjë më shumë se s’dua të merren fjalën që të përdoren apo keqpërdoren.
Kam një keqardhje shumë të thellë për atë që po përjeton. Po mbahet peng në qeli padrejtësisht. Çfarë është bërë publike, ai fare mirë mund të hetohej në gjendje të lirë dhe të drejtonte Tiranën.
Ndjej keqardhje të thellë për atë që ai po përjeton. Ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë, është diçka që do e bëja sërish nëse do kthehesha mbrapa. Erioni të largohej nga detyra në pamundësi për ta kryer dhe Tirana mos të mbetej pa kokë.
Tiranës i merret peng njeriu që ka zgjedhur dhe i merret peng e drejta për të zgjedhur. Bëhet fjalë për 1 milionë njerëz që qarkullojnë gjithë ditën.”-tha Rama.
Nga Roma, Rama komentin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun Veliaj.
Rama tha se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur.
Gazetari: Ju sa thatë pak më herët që nëse do rikthehesha do të bëja të njëjtën gjë.
Edi Rama: Njëqind herë!
Sokol Balla:Pyetja ime është shumë e thjeshtë do të tentoni sërish ta shkarkoni z.Veliaj nga kryetari i Bashkisë?
Edi Rama: Po nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësië.
Sokol Balla: Pra Erion Veliaj do të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027?

Be First to Comment