Skip to content

Zbulohet shuma e kripur: Ja sa fitoi “sherifi” LaCivita nga PD për zgjedhjet

Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ, shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë.

Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve.

“Sherifi” LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej.

Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Por edhe ky i fundit e vuri në qendër të ironisë së tij gjatë fushatës

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *