Skip to content

Vendim befasues: Rritet cmimi i biletes së autobusit të Kamzës, ja sa do të paguani nga nesër e në vazhdim!

Duke filluar nga dita e nesërme qytetarët që përdorin linjën rubane Kamëz-Tiranë, dhe linjën Paskuqan-Babrru-Tiranë, do të paguajnë 50 lekë biletën e urbanit, dhe 1400 lekë për abonenë mujore.

Pas këtij lajmi Bashkia Kamëz, ka publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social “FaceBook”, vendimin e marrë nga këshilli i bashkisë, në të cilin sqarohen arsyet e rritjes së çmimeve të biletave dhe aboneve për qytetarët.

Sipas vendimit, i cili është marrë në fakt që në muajin shtator por do të fillojë të vihet në zbatim tani, arsyeja që këto çmime janë rritur ka të bëjë me distancën e largët me Tiranën, që është 8 kilometra.

Kujtojmë se Operatori i linjës ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *