Skip to content

Me thinja dhe mjekër, shikoni si është “transformuar” në pamje Muhamet Rrumbullaku/ VIDEO

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur mesditën e kësaj të enjte pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Burime për mediat bëjnë me dije se në banesën e Rrumbullakut kishte mbërritur një fletë-thirrje për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e 21 Janarit. Aktualisht ish-numri një i Policisë së Shtetit është duke iu përgjigjur pyetjeve të oficerit të Policisë Gjyqësore sa i përket ngjarjes së 21 Janarit të 2011 ku humbën jetën 4 protestues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *