Skip to content

Erdogan mik i vjetër i Edi Ramës, Erion Veliaj tregon LETRËN e mbërritur nga Turqia…

Nga vendi ku ndodhem i ndaluar në burgun e Silivrisë në Stamboll, e prita me kënaqësi të thellë lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë jua riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike të Kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës. Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta dhe më të përzemërta për këtë hap inkurajues dhe domethënës drejt rivendosjes së drejtësisë dhe demokracisë”, shkruan ai, teksa më tej ka theksuar rëndësinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për besimin në qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit, duke e konsideruar si një mesazh për mbrojtjen e vlerave demokratike.

Ndër të tjera ai ka vlerësuar përkushtimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe rolin e tij në zhvillimin e qytetit dhe bashkëpunimin rajonal, duke shprehur shpresën për takime të ardhshme mes tyre.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *